Dëmtim i tubit të gazsjellësit në Shkup, policia heton rastin

nga D. V.

Më 26 gusht 2025, rreth orës 11:37, në SPB Shkup është denoncuar se gjatë punimeve ndërtimore në pronën e një kompanie private, në bulevardin “Boris Trajkovski” në Kisella Vodë, është dëmtuar një tub i gazsjellësit, duke shkaktuar rrjedhje gazi.

Në vendngjarje kanë dalë policia e NJPB Kisella Vodë dhe një inspektor i mjedisit jetësor, të cilët kanë konstatuar se ventilët janë çaktivizuar nga kompania “Noma Gas”, duke siguruar se në terren nuk ka më prani gazi.

Është kryer këqyrja e vendit të ngjarjes, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit pritet të ngrihet kallëzim penal për veprën “Shkatërrimi ose dëmtimi i instalimeve publike” sipas nenit 291 të Kodit Penal.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More