Katër persona, prej të cilëve tre nëpunës policorë, janë lënduar në fatkeqësinë e komunikacionit në Strugë

nga Xh M

Strugë, 10 shkurt – Katër persona, prej të cilëve tre nëpunës policorë janë lënduar në fatkeqësinë e komunikacionit, që sonte ka ndodhur në rrugën magjistrale Ohër – Strugë, te udhëkryqi për në fshatin Misleshevë të Strugës.

Sipas tij, fatkeqësia ka ndodhur në ora 17 e 33 minuta mes automjeteve “Ford” me targa të Shkupit, pronë e MPB-së dhe “Opel” me targa të Strugës, pronë e M.A. (52) nga Struga.

“Në fatkeqësinë u lëndua shoferi i Opelit, konstatuan në Qendrën mjekësore Strugë. Udhëtarët e automjetit policor, D.P. (29) dhe D.K. (28), të dy nga Shkupi dhe D.J. (31) nga Kumanova, janë dërguar në spitalin “Shën Erazmo” në Ohër për dhënien e ndihmës mjekësore. Për karakterin e lëndimeve të tyre do të vijojë informatë shtesë”, deklaroi Dimoski.

Ekspertizë në vendin e ngjarjes po bëjnë ekipe policore.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More