Misajllovski: Mbetemi të përkushtuar që në vazhdimësi të investojmë dy për qind të PBB-së në mbrojtje

nga Xh M

Bruksel, 13 shkurt – Vendi ynë mbetet i përkushtuar në synimin që vazhdimisht të investojë dy për qind të PBB-së në mbrojtje, që e ka pozicionuar në mesin e dy të tretave të vendeve aleate që e kanë përmbushur këtë synim të përbashkët të NATO-s, tha ministri i Mbrojtjes Vllado Misajllovski në fjalimin në takimin e sotëm të Këshillit të Atlantikut të Veriut në Bruksel.

Misajllovski dha mbështetje të plotë edhe për forcimin e konceptit të mbrojtjes dhe parandalimit të NATO-s, përmes përmbushjes së qëllimeve të përcaktuara të aftësisë dhe investimeve të vazhdueshme në modernizim dhe pajisje.

Ai theksoi se për këtë qëllim janë ndarë mbi 32 për qind nga buxheti i mbrojtjes së Maqedonisë për vitin 2025, ose mbi 106 milionë euro, duke shtuar se NATO duhet të vazhdojë të punojë së bashku me Bashkimin Evropian në zhvillimin e kapaciteteve mbrojtëse, si dhe iu referua kontributit të Maqedonisë në mbrojtjen kolektive të Aleancës.

Misajlovski njëherit ka uruar edhe Pit Hegset për marrjen e funksionit të Sekretarit të Mbrojtjes së SHBA-së.

Pasdite Misajlovski do të marrë pjesë edhe në takimin joformal të Këshillit NATO-Ukrainë në formë drekë pune, ku do të marrin pjesë edhe ministri ukrainas i Mbrojtjes Rustem Umerov dhe përfaqësuesja e lartë e BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë Mbrojtëse Kaja Kallasi, ku do të bisedojmë se çfarë mund të bëjë më shumë Aleanca për të mbështetur Kievin në përballjen e pushtimit rus.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More