Dënim me burg të përjetshëm për Fadil Zejnelovin për vrasjen e Emilia Peshevës

nga D V

Shtip, 12 shkurt – Gjykata Themelore në Shtip sot i ka shqiptuar dënim me burgim të përjetshëm Fadil Zejnelovit për vrasjen e 29 vjeçares Emilia Pesheva.

Në seancën e kaluar dy ditë më parë, tashmë i dënuari Zejnelov e pranoi fajin për vrasjen e partneres së tij Pesheva. Siç ka thënë ai, motivi për kryerjen e vrasjes më 1 nëntor të vitit të kaluar ka qenë pabesia.

Prokurori dhe avokatët e familjes Peshevi kanë kërkuar dënim me burgim të përjetshëm për autorin, pasi siç thanë ata, “vrasjen e ka kryer në një rast të dhunës në familje, gjegjësisht femicid”.

Sipas hetimit të Prokurorisë Themelore Publike, për vrasjen e Peshevës janë siguruar dëshmi sipas të cilave më 1 nëntor të vitit 2024, pas dhunës familjare, me paramendim e ka privuar nga jeta partneren e tij jashtëmartesore.

Pasi bënë marrëveshje dhe u takuan para shtëpisë së saj, ata shkuan së bashku në një objekt të braktisur të Ndërmarrjes Publike “Isar” për të diskutuar problemet në lidhjen e tyre të gjatë. Biseda ka kaluar në zënkë, pas së cilës i pandehuri e ka sulmuar fizikisht viktimën dhe ka filluar ta godasë me grushte. Kur ajo ka rënë në tokë, ai ka filluar ta shtrëngojë fortë rreth qafës, duke i shkaktuar ndalimin e frymëmarrjes dhe ndërprerje të qarkullimit të gjakut në tru, me pasojë vdekjen e gruas. Kur është bindur se nuk po jepte shenja jete, ai e ka lënë në vend dhe vetë është paraqitur në Stacionin policor – Shtip.

MIA atëherë ka informuar edhe për qëndrimin e organizatave joqeveritare të cilat punojnë për të drejtat e grave dhe me viktimat e dhunës familjare, janë të pajtimit që kjo vrasje është femicide.

Viktima paraprakisht kishte denoncuar dhunë, por procedura ndaj Zejnelovit i cili e kreu vrasjen, ishte ndërprerë më 2 shtator të vitit 2024, gjë që atëherë është konfirmuar nga Qendra për Çështje Sociale në Shtip. Beti Peeva nga OJQ “EHO” nga Shtipi për MIA-n deklaroi se një kohë të gjatë janë duke kërkuar ndryshime ligjore në mënyrë që ndjekja penale kundër dhunuesit të bëhet sipas detyrës zyrtare.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More