Ndalohen vizitat tek pacientët, obligohet mbajtja e maskave mbrojtëse në institucionet shëndetësore

nga Xh M

Shkup, 17 shkurt – Ndalohen vizitat e pacientëve të shtruar në spital me qëllim që të parandalohet përhapja e gripit në mjediset spitalore dhe respektimit të përpiktë të rregullave në institucionet shëndetësore, veçanërisht në lidhje me përdorimin e mbrojtjes personale – mbajtjen e maskave mbrojtëse, dezinfektimin e duarve dhe mbajtjen e distancës fizike, aty ku është e mundur.

Këto janë masat parandaluese për parandalimin e përhapjes së gripit, të rekomanduara nga Komisioni për Sëmundjet Infektive dhe Ministria e Shëndetësisë obligon institucionet publike shëndetësore që t’i respektojnë ato.

Masat janë të një rëndësie të madhe për shëndetin e pacientëve dhe punonjësve të kujdesit shëndetësor, sipas të dhënave aktuale epidemiologjike që tregojnë një kulm të gripit sezonal. Komisioni për Sëmundjet Infektive vijon monitorimin e situatës epidemiologjike në vend”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Siç është publikuar në ueb faqen e Institutit për Shëndet Publik – Shkup, nga data 3 deri më 9 shkurt 2025, në vend janë raportuar 2880 raste të raportimeve grupore të sëmundjeve të ngjashme me gripin, që është 5.1 për qind më pak në krahasim me javën e kaluar.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More