Nënshkrim i marrëveshjes për donacion të aparatave për pastrimin e ajrit

nga D V

Shkup, 19 shkurt – Marrëveshje për donacion të 305 aparateve për pastrimin e ajrit me vlerë një milion denarë do të nënshkruhet sot në Sallën solemne në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut me kompaninë EKOTIP Maqedoni.

Siç kumtuan nga pres shërbimi i Qeverisë, pas nënshkrimit të marrëveshjes, konferencë për shtyp në media qendrën e Qeverisë do të mbajë zëdhënësja Marija Miteva.

Kompania EKOTIP Maqedoni është lider në rajon në filtrimin e ajrit, e cila në bashkëpunim me MANN+HUMMEL, siguroi donacion të rëndësishëm me sisteme avancuese të këtij prodhuesi të renomuar gjerman për pastrimin e ajrit.

Planifirkohet që këto aparate të vendosen në kopshte, shkolla, spitale dhe institucione tjera kritike, ku cilësia e ajrit është me rëndësi kyçe, qëndron në kumtesë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More