Të shtunën turne falas në Shkup dhe Manastir me rastin e Ditës botërore të ciceronëve turistik

nga D V

Shkup, 21 shkurt – Me rastin e Ditës botërore të ciceronëve turistik, Asociacioni i ciceronëve turistik dhe shoqëruesve të Maqedonisë të shtunën organizojnë turne falas në Shkup dhe Manastir.

Në Shkup tubimi i qytetarëve të interesuar do të jetë para shtëpisë përkujtimore të Nënë Terezës në rrugën “Maqedoni”, me fillim në orën 12 dhe 13, ndërsa në Manastir fillon në orën 11 para Muzeut dhe 12 tek Kulla e sahatit.

“Të gjithë ata që janë të interesuar dhe dëshirojnë të mësojnë për monumentet kulturore dhe historike të qytetit të Shkupit dhe Manastirit mund të marrin pjesë”, thonë nga Asociacioni i ciceronëve turistik dhe shoqëruesve të Maqedonisë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More