Ministri Maqedonci në Forumin e Sigurisë në Tajvan

nga D V

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci po merr pjesë në Forumin e Sigurisë të zhvilluar në Taipei të Tajvanit.

Maqedonci mori pjesë në panelin e titulluar “Partneriteti = Demokracia”.“Së bashku me Dr. Tamara Wittes, Presidente e ‘National Democratic Institute’, si dhe Jack McCain nga ‘McCain Institute’, bashkëbiseduam për mjedisin global të sigurisë, kërcënimet ndaj vlerave demokratike dhe rrugën përpara në fuqizimin e partneritetit ndërmjet vendeve demokratike të botës.

Para audiencës, në Taipei prezantova për progresin Republikës së Kosovës në ndërtimin e një demokracie funksionale, ndërsa theksova faktin që ky progres është rezultat i partneritetit të shtetit tonë me vendet e botës demokratike, që na kanë dhënë përkrahje”, shkruan Maqedonci.

Ai theksoi se ruajta e vlerave demokratike përballë ngritjes së regjimeve autokratike nëpër botë, e ka të domosdoshme kultivimin e partneritet dhe aleancave mes shteteve që besojnë te demokracia dhe gjithë çfarë përfaqësojnë shoqërinë demokratike.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More