Apasiev, “flokëgjatë e mendjeshkurtër” në mungesë të një kauze të qartë po nxjerr vrer ndaj shqiptarëve!

nga I.A

Shkup, 24 shkurt – Dimitar Apsiev një politikan i vetëpëlqyer depërtoi në skenën politike me një platformë fund e krye nacionaliste dhe anti-shqiptare. Erdhi me një eufori, por që zgjedhjet e fundit ishin një shuplakë e rëndë për të ku edhe qytetarët maqedonas ia treguan vendin. Derisa në Kuvend sillej si “vagabond” mendonte se kështu do të manipulojë masën dhe të fitojë numër më të madh të deputetëve. Por, ja që dështoi rëndë dhe keq dhe euforia e tij u zbeh, tani në prag të zgjedhjeve lokale sërish është aktivizuar me ide anti-shqiptare që të qëndrojë në skenë. Kauzë tjetër, nuk ka, nuk dinë dhe nuk munden. Këta janë të vetëdijshëm që edhe këto ide anti-shqiptare nuk mund t’i jetësojnë por veprojnë kështu që të qëndrojnë në gjunjë pasi populli i tyre i ka gjunjëzuar, e kjo qasje nuk do t’i ndihmojë që të ngrihet më në këmbë në këto zgjedhje që po vijnë do të shtrihet për tokë nga vet populli i tij, të cilët e demaskuan dhe nuk i besojnë më, shkruan Zhurnal.

Apasiev në prag të zhdukjes, shpëtimin po e kërkon te kauza false anti-shqiptarizmi –

Dimitar Apasiev, kryetari i partisë e Majta dështoi në zgjedhjet e fundit parlamentare të vitit që lamë pas. Ai bëri aq dëm dhe veprime skandaloze në Kuvend saqë priti një rritje enorme por realiteti ishte ndryshe populli maqedonas i dha goditje dhe nuk ia mundësoi rritjen që e synonte dhe priste vetë ai.

Në mungesë të një kauze apo ideje të qartë për ta ndihmuar vendin, ky flokgjatë e mendjeshkurtës po nxjerr vrerë ndaj shqiptarëve. I mbushur me mllef e urrejtje ndaj popullit shqiptarë në Maqedoninë e Veriut nuk kalon ditë pa proklamuar ndonjë mendim anti-sqhiptarë. Pra, ky nxjerr vrerë shqiptarët avancohu dhe integrohu tutje. Kjo mbase mund të jetë arsyeja që ky assesi të shkëputet nga idetë e tij.

Apasiev nuk është faktor, në fakt është figurë destabilizuese e vendit që nuk i shërben paqes dhe demokracisë. Ai është sinonim i izolimit dhe çorientimit të integrimit të vendit në Bashkimin Evropian.

Me një stil rrugaçërie po tenton të ndryshojë rregullat e politikbërjes në vend. Por, do të dështojë edhe më keq sesa në zgjedhjet e fundit. Ai sëfundi ka dalë me një kundërshtim të hapur ndaj gjuhës shqipe. Duke harruar që gjuha që ai flet po kontestohet. Ndërkaq, gjuha shqipe është gjuhë e pastër, e pa kontestuar, dhe që nuk bën kurrfarë pengese apo probleme në proceset e integrimit të vendit.

Pra, ky politikan i mjerë në vend që të shpëtojë gjuhën e tij amtare, merret me gjuhën shqipe.

“E Majta” kërkon heqjen e detyrimit për përdorimin e dygjuhësisë

Partia “E Majta” ka kërkuar heqjen e detyrimit për përdorimin e dygjuhësisë, duke theksuar se ky ligj ka shkaktuar padrejtësi për prodhuesit dhe konsumatorët maqedonasë. Ata e kanë quajtur këtë ligj një barrë administrative dhe financiare të rëndë për qytetarët, e cila është imponuar nga politikat klienteliste të partive të regjimit.

“Me këtë Ligj po rregullohet padrejtësia ndaj prodhuesve dhe konsumatorëve maqedonasë, të cilët për vite me radhë janë përballur me barrat administrative dhe financiare të imponuara nga politikat klienteliste të partive të regjimit. I bëjmë thirrje DPMNE-së, e cila në të kaluarën ka pretenduar se ligji për dygjuhësinë është antikushtetues, që tani të qëndrojë në pozicionin e saj dhe të votojë për heqjen e këtij detyrimi, i cili jo vetëm që është i kontestueshëm ligjërisht, por gjithashtu dëmton drejtpërdrejt prodhuesit dhe tregtarët maqedonasë, veçanërisht në kohë krize ekonomike. Presim që të gjithë deputetët, të cilët vërtetë angazhohen për interesat e popullit, ta mbështesin këtë ligj dhe t’i japin fund burokracisë të panevojshme që i vendos në pozita të pafavorshme prodhuesit maqedonasë”, shkruan “E Majta”.

Ndryshe, më 20 mars të vitit 2025 do të mbahet seanca përgatitore për Ligjin për përdorimin e gjuhëve, janë përcaktuar çështjet juridike kontestuese lidhur me iniciativat nga ky ligj, si dhe Lista e pjesëmarrësve, e cila do të jetë e hapur për publikun, është dakorduar në takimin e punës në Gjykatën Kushtetuese, ka konfirmuar për AIM kryetari Darko Kostadinovski.

Kujtojmë që, seanca e 10 dhjetorit të vitit 2024 nga Gjykata Kushtetuese ishte shtytëse kryesore që koalicioni shqiptarë, VLEN, pjesë e pushtetit të japin zotime konkrete dhe të qarta në drejtim të kthimit të dinjitetit të gjuhës shqipe. Premtimet e zotimet janë tejet të qarta, pra liderët e VLEN-it kanë premtuar largimin e 20% dhe sjelljen e një ligji konciz që zyrtarizon gjuhën shqipe.

E jo siç është aktualisht Ligji që për VLEN vetëm ka avancuar gjuhën assesi zyrtarizuar. Mbetet të shihet në vazhdim që VLEN do të tregojnë që janë faktorë në këtë garniturë qeveritare apo vetëm dekor, çështja e gjuhës shqipe duhet të zgjidhjet njëherë e përgjithmonë që tipat e Apasievit të merren vetëm me gjuhën e tyre. /Zhurnal.mk

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More