IMA organizon panel-diskutim për sfidat dhe perspektivat në ballafaqimin me dezinformatat në rrjetet sociale

nga D V

Shkup, 24 shkurt – Instituti për Media dhe Analitikë IMA organizon panel-diskutimin me temë: „Ballafaqimi me dezinformatat në rrjetet sociale – sfidat dhe perspektivat“, i cili do të mbahet më 26 shkurt 2025 (e mërkurë) në Hotelin Holidej In në Shkup, me fillim në ora 12.

Panelistë në diskutim janë: mr. Emilija Petreska Kamenjarova – Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele (ASHMA), dr. Snezhana Trpevska – Instituti RESIS, Svetllana Siljanoska – konsulente për komunikime strategjike dhe ballafaqim me dezinformatat, dhe Filip Stojanovski – Fondacioni Metamorfozis. Ata do të paraqesin gjetjet dhe analizat e tyre për këtë temë.

Moderator i ngjarjes është Petrit Saraçini. Pas prezantimeve të panelistëve, do të vijojë diskutim me pjesëmarrësit dhe të pranishmit në ngjarje.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More