Shkup, 24 shkurt – Gjatë fundjavës së fundit të këtij muaji, sipas numrit të kontrolleve policore të trafikut në nivelin e mbarë shtetit, nga 2.228 urdhërpagesa të lëshuara, madje 718 kundërvajtje kanë të bëjnë me tejkalimin e shpejtësisë së lejuar të lëvizjes, 106 – për drejtimin e makinës në gjendje të dehur, si dhe 215 kundërvajtje që kanë të bëjnë me drejtimin pa leje drejtimi.
Nga MPB-ja njoftojnë gjithashtu, për shkak të mosrespektimit të dispozitave rreth përdorimit të detyrueshëm të rripit të sigurisë janë evidentuar 171 kundërvajtje, plus 12 kundërvajtje për qytetarët që i kanë drejtuar motoçikletat pa helmetë mbrojtëse, ndërsa për përdorimin e celularit gjatë ngasjes janë shqiptuar 45 gjoba për kundërvajtje.
“Njëherit, (krahasimisht me fundjavën e kaluar) ka një rënie të butë në pikëpamje të kundërvajtjeve lidhur me parkimin e parregullt – 451, ndërsa, në anën tjetër, janë regjistruar 15 raste të kalimit në të kuqe dhe 28 kundërvajtje nga ana e këmbësorëve konform Ligjit për siguri në komunikacionin rrugor.