Ganiu priti ministrin Perinski në kuadër të nismës “Ku zemra është në shtëpi”

nga D V

Shkup, 24 shkurt – Kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu sot priti ministrin e Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski, dhe zëvendësin e tij, Erxhan Selimi të cilët vizituan komunën në kuadër të nismës “Ku zemra është në shtëpi”.

Në takim morën pjesë edhe anëtarët e Këshillit komunal, si dhe drejtues të sektorëve të ndryshëm të komunës. Gjatë takimit u shqyrtuan sfidat aktuale, nevojat e qytetarëve dhe mundësitë që ofrojnë ndryshimet në Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale.

“Komuna e Çairit, me strukturën e saj të pasur multietnike dhe multikulturore, është një shembull i bashkëjetesës harmonike dhe përpjekjeve të përbashkëta për përparim”, thuhet në kumtesën e komunës.

Ganiu theksoi se komuna do të vazhdojë të punojë në bashkëpunim me Qeverinë dhe institucionet përkatëse për të përmirësuar kushtet e jetesës për të gjithë qytetarët, pa dallim etnie apo përkatësie fetare.

“Ftojmë të gjithë qytetarët, organizatat joqeveritare dhe përfaqësuesit e komunitetit të bashkohen në nismën ‘Ku zemra është në shtëpi’ e cila do të mbahet më 25 shkurt në Shkollën fillore “Ismail Qemali”. Qëllimi është që përmes një diskutimi të përbashkët të kontribuojmë në zhvillimin dhe përparimin e mëtejshëm të komunës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More