Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

nga D V

Nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku ka paralajmëruar fundin politik të Fatmir Limajt, pasi ky i fundit ka shprehur gatishmërinë për të shkuar në një koalicion qeverisës me LVV-në.

Nëse do të shkonte në koalicion me Kurtin, Lushtaku theksoi se Limaj do të merrte fund politikisht, ndonëse shtoi se nuk e beson shumë se kjo mund të ndodhë.

“E vërteta është që unë e kam bashkëluftëtar, kemi hëngër dreka e darka e kemi komuniku bashkë, dëshira jem ka qenë gjithmonë që ai të kthehet në shtëpinë e familjen e vet, në Partinë Demokratike të Kosovës, dhe Fatmir Limaj nëse do që përfundimisht me përfundu politikisht, mundet me shku, por nuk e besoj edhe këtë pjesë”, u shpreh Lushtaku.

E kjo deklaratë e tij ka nxitur reagime në partinë e Nismës Socialdemokrate. Abreshë Krasniqi e cila pritet të jetë deputete e ardhshme e Nismës në Kuvendin e Kosovës, i ka reaguar Lushtakut duke thënë se për fundin politik të Limajt, vendos partia.

Rikthimi i Limajt në Kuvendin e Republikës së Kosovës disa eksponentëve politik iu ka dhimbur, por mos harroni,…Shihemi për të mirë të Kosovës gjithsesi”, ka shkruar Krasniqi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More