Shkup, 25 shkurt – Fatmir Sabriu nga koalicioni VLEN, sot në konferencë për shtyp e akuzoi BDI-në se ajo nuk është parti politike, por makinë prodhuese e lajmeve të rreme. Ai tha se kur BDI kapen në korrupsion, shpikin kriza.
“Në pamundësi për të pranuar se janë opozitë, e që duhet të reformohen me kuadro dhe program, ata trillojnë armiq! Kur s’kanë argumente, shpikin lajme të rreme! Për 20 vjet, kjo klikë e funksionarëve të korruptuar ka përdorur çdo mjet për të mashtruar shqiptarët, duke mbajtur pushtetin me frikë, kërcënime dhe gënjeshtra. 20 vjet, 20 mijë rrena!”