Fetai: Regjistri i centralizuar për pronën e paluajtshme shtetërore po bëhet realitet

nga Xh M

Shkup, 25 shkurt – Qeveria në mbledhjen e sotme ka miratuar informatën e Kabinetit të zëvendëskryeministrit të ngarkuar për politikat e qeverisjes së mirë, Arben Fetai me të cilën obligohen të gjitha institucionet shtetërore të deklarojnë pronën shtetërore të cilën e menaxhojnë.

Institucionet janë të detyruara që brenda 30 ditësh të plotësojnë një formular digjital, ku do të evidentohen të gjitha të dhënat për pronën shtetërore në Maqedoninë e Veriut. Këto të dhëna do të menaxhohen nga Ministria për Transformimin Digjital dhe do të japin një pasqyrë të qartë për pronën e paluajtshme shtetërore në vend, njoftoi kabineti i Fetait.

Në bazë të këtyre të dhënave të grumbulluara pritet të krijohet Regjistri i centralizuar për pronën e paluajtshme shtetërore, i cili do të formalizohet pasi të miratohet Ligji për regjistrin e centralizuar për pronat e paluajtshme shtetërore. Për përpilimin e këtij Ligji, kabineti i zëvendëskryeministrit Arben Fetai, do të shfrytëzojë praktikat kroate.

Duke komentuar vendimin e sotëm të Qeverisë, zëvendëskryeministri i ngarkuar për politikat e qeverisjes së mire thotë se Regjistri i centralizuar për pronën e paluajtshme shtetërore po bëhet realitet. Thotë se qëllimi i Regjistrit është të përmirësojë menaxhimin dhe të parandalojë keqpërdorimet eventuale me pronën shtetërore.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More