VLEN: Akoma nuk kemi ndarë komunat e as kandidatët që do të prijnë e fitojnë në komunat shqiptare

nga Xh M

Shkup, 26 shkurt – Përmes kësaj komunikate njoftojmë qytetarët dhe të gjithë mediat, që si Koalicion VLEN akoma nuk kemi ndarë komunat e as kandidatët që do të prijnë e fitojnë në komunat shqiptare.

Prandaj, lusim për durim mediat dhe qytetarët për vëmendje që mos të bien pre e spekulimeve të ndryshme.

E kuptojmë interesimin e lartë për këtë çështje të rëndësishme, dhe pikërisht kjo është arsyeja që nuk jemi duke nxituar.

Koalicioni VLEN ka koordinim të vazhdueshëm, andaj për çdo çështje në kohë do të jetë i njoftuar opinioni me vendimet e Koalicionit.

Kujtojmë që, pavarësisht se si do të jetë ndarja e komunave fitoren e kemi të përbashkët gjithandej, çdokund, në çdo komunë!

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More