Ambasadori spanjoll Ortiz: Kryeministri Micskoski kryeministër për thjeshtësi dhe normalitet, i priste të gjithë formalitetet në aeroport

nga D V

Shkup, 28 shkurt – Ambasadori spanjoll në vend Rafael Soriano Ortiz, sot përmes një publikimi në rrjetin social Iks, ka lavdëruar kryeministrin Hristijan Mickoski i cili mëngjesin e sotëm, ashtu siç thuhet në publikim, i ka kaluar të gjitha formalitetet në aeroportin e Shkupit, si të gjithë udhëtarët e tjerë.

“Mëngjesin e sotëm mora një fluturim për në Stamboll. Në linjën e kontrollit turistik takova kryeministrin Hristijan Mickoski i cili kaloi formalitetet, duke përfshirë kontrollet përkatëse, si dhe çdo udhëtar tjetër. Kryeministër shembullor i thjeshtë dhe normalitet. Të lumtë!”, ka shkruan Ortizi në rrjetin Iks.

 

Paraprakisht, ashtu siç kumtoi shërbimi për shtyp qeveritar, Mickoski sot udhëton për vizitë në Republikën e Turqisë. Kryeministri do të ketë takim me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan, pas çka do të nënshkruhet një deklaratë e përbashkët politike për themelimin e një këshilli të lartë bashkëpunimi ndërmjet Qeverisë së Republikës së Turqisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ky Këshill u themelua me qëllim të thellimit dhe intensifikimit të bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të përbashkët në nivel dypalësh, rajonal dhe global.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More