Zhvillimet gjeopolitke, Fejzi: Në ekonomi duhet të kryejmë detyrat e shtëpisë

nga Xh M

Shkup, 2 mars – Zhvillimet gjeopolitke dhe aleancat e krijuara që mund të realizohen nga Administrata e re e SHBA-ve po vënë në pikëpyetje pozitat strategjike ekonomike të shteteve të cilat janë fuqi botërore.

Në “Biznes Plus”, Nagip Fejzi, Kryetar i Forumit Ekonomik mbarë shqiptarë, thotë se ekonomitë e Ballkanit Perëndimor duhet të fokusohen në shtëpinë e vet dhe të koncentrojnë kapacitet e tyre në prodhim, pasi sipas tij që roli ynë në ekonominë botërore është shumë i vogël.

Fejzi thotë se pozitat e fuqive botërore nuk mund të ndryshojnë shpejt dhe se Gjermania dhe Bashkimi Evropian janë fuqi dhe kanë kapacitet të përballojnë çdo sfidë ekonomike.

“Çka do të ndikoj gjeopolitka në vendet tona, shumë pak. Ajo që ndodh me Donald Trump, Amerika ka një politikë të çuditshme dhe jo rastësisht Amerika është e fuqishme, ajo i jep mundësi kryetarit të shtetit 6 muaj të flet si të dojë dhe pas 6 muajsh e ulin dhe e vendosin rrugën në cilën do të shkojnë, kjo ndodhi dhe me Berluskonin kur si një biznesmen mendonte se do ta okuponte botën, po nuk ishte ashtu, u kthye aty ku duhet. Amerika është forcë përshkak fuqisë ekonomike dhe luftrat do t’i ndërpres me siguri pasi që kanë interes biznesi. Gjermania është shtet që ballafaqohet me çdo situatë dhe Europa ka bazat e veta, janë bashkëpuntor me SHBA-të, por është shtet kompleks dhe nuk mund të ndodhin gjërat me shpejtësi, ne do të jemi mirë nëse ne koncentrohemi në shtëpin tonë” – u shpreh Kryetari i Forumit Ekonomik mbarëshqiptarë, Nagip Fejzi.

Në këto periudha krizash ekonomike shtetet po mundohen të gjejnë një zgjidhje të përbashket duke ndërmarë iniciativa të nrdyshme për t’i përballuar më lehtë sfidat ekonomike.

Fejzi thotë se sikurse iniciativa “Ballkani i Hapur”, dëshira për të qenë pjesë e iniciativës tre detet nuk na vendos në pozitë të lakmueshme pa përmirsuar gjendjen e brendshme ekonomike.

“Ne nuk mundemi të futemi në një grup ku jemi shumë mbrapa. Ne duhet të bëjmë procese për të qenë të barabartë. Odat nuk janë kundër, por janë kundër mënyrave dhe kohës sepse ne duhet përgaditemi për të qenë pjesë, por sot për sot ne nuk jemi të gatshëm. Mosrespektimi i rregullave politike, sot në Shqipëri futen pa masë produkte nga Italia por dhe tregu i lirë duhet të ketë tavan dhe nga produktet italiane po bankrotojnë kompanitë prodhuese shqiptare. Informaliteti është i madh dhe faji është i qeverisë dhe politikbërësve, ku njëkohësisht rritin pagën minimale dhe rrisin taksën ku me automatizëm rrisin dhe informalitetin dhe njerëzit kanë ikur nga Italia në Rumani vetëm për shkak të taksës” – thotë Fejzi.

Ekonomia e Maqedonsië së Veriut kryesisht shkembimin tregtar më të lartë e ka me Gjermaninë me 4.3 miliard euro , Anglinë 1.3 miliard euro, Greqinë 1.2 miliard, Kinën 1.1 miliardë dhe Serbinë, 1.1 milardë euro.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More