Ambasadori Gonzato: Pavarësia e gjyqësorit, jetike për një shtet

nga Xh M

”Reforma në Drejtësi është e pakthyeshme”. Është ky mesazhi i ambasadorit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato i cili nënvizon rëndësinë e pavarësisë dhe integritetit të magjistratëve.

Ambasadori Gonzato u shpreh se Bashkimi Evropian e ka mbështetur që në fillim procesin e Vetingut dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë deri në përfundimin e tij. ”Besimi është një bindje që duhet të ushqehet vazhdimisht. Ai nuk mund të konsiderohet i dhënë. Kjo do të thotë se, ndërkohë që reforma në drejtësi është e pakthyeshme, zbatimi i saj kërkon vëmendjen dhe mbështetjen tonë të qëndrueshme. Sigurimi i pavarësisë dhe integritetit të gjyqtarëve është një detyrë dhe një përpjekje e përhershme”, tha ai.

Për kryediplomatin e Bashkimit Evropian në Shqipëri “përgjegjësia dhe pavarësia janë në qendër të çdo shoqërie demokratike të qeverisur nga shteti i së drejtës”. Ambasadori Gonzato i bëri këto mesazhe në një tryezë të organizuar nga Ambasada e Holandës në Tiranë dhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit, prej ku theksoi se do të vijojë mbështetja e BE-së për drejtësinë në Shqipëri.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More