MPJ-ja i mohon informacionet e parashtruara në konferencën e sotme për shtyp të LSDM-së lidhur me ndërtimin e kulmit mbi ndërtesën e Ministrisë

nga D V

Shkup, 7 mars – Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme në tërësi i mohon informacionet e pasakta të paraqitura në konferencën e sotme për shtyp të LSDM-së lidhur me ndërtimin e kulmit mbi ndërtesën e Ministrisë.

“Projekti për ndërtimin e një konstruksione çatie mbi tarracën e sheshtë ishte planifikuar fillimisht për t’u zbatuar në vitin 2022, me qëllim zgjidhjen e përhershme të problemeve të kahmotshme me rrjedhjet, të cilat ndodhin me çdo shi të dendur. Sipas vlerësimeve të ekspertëve, si pasojë e mirëmbajtjes joadekuate viteve të fundit, shtresat e betonit, hidroizolimit dhe termoizolimit të bazës janë dëmtuar ndjeshëm, gjë që kërkon rikonstruksion të plotë dhe zëvendësim të bazës së sheshtë”, thuhet në komunikatën e MPJ-së.

Nga atje thonë se zhvillimi i projektit bazë ka filluar në fund të vitit 2022, ndërsa mjetet buxhetore janë siguruar në vitin 2023.

Projekti, shtojnë ata, nuk ka lidhje me “Shkupi 2014” dhe qëllimi i vetëm i tij është rehabilitimi i objektit, i cili do të parandalojë vërshimet e ardhshme dhe dëmtimin e objektit. Gjithashtu, prokurimi publik është kryer plotësisht në përputhje me ligjet dhe procedurat në fuqi.

Ministria u bën thirrje institucioneve kompetente që të veprojnë nëse ka dyshime për veprime të mundshme kundërligjore.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More