Moti sot në Shqipëri

nga D. V.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e enjte territori Shqipërisë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime të herëpashershme me kthjellime diell. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme dhe intensitet të ulët në një pjesë të madhe të territorit. Në zonën e veriperëndimit dhe lokalisht në jug reshjet në periudha afatshkurtra me intensitet deri mesatar.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 3-9 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era hera-herës bëhet relativisht intensive dhe shpejtësi 10-18 m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 4-5 ballë. Temperaturat parashikohen nga 6 në 21 gradë Celsius.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More