Mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira të lehta deri në mesatare

nga D. V.

Shkup, 14 mars – Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e përforcuar nga drejtimi jugor (mbi 60 km/h).

Temperatura minimale do të jetë në interval nga 4 deri 9, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 19 deri 27 gradë.

Në Shkup, do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të bie deri 7, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 27 gradë.

Sipas informacioneve të DPHM-së, edhe të shtunën do të mbajë mot stabil dhe i ngrohtë me erëra të forta jugore (mbi 60 km/h). Të dielën, lokale, ndërsa të hënën në shumë vende do të mbajë mot i paqëndrueshëm me reshje të dendura shiu dhe bubullima, afatëshkurtër në formë stuhie.

Të martën priten reshje lokale shiu, ndërsa në male borë. Do të fryjë erë e fortë nga veriu dhe temperaturat ditore do të zbresin nga 7 deri në 10 gradë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More