Propozim-raporti i PE-së për vendin javën e ardhshme para anëtarëve të AFET

nga D. V.

Bruksel, 14 mars – Anëtarët e Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian (AFET) të mërkurën do të diskutojnë për Propozim-raportin për progresin e Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj evropiane, të përgatitur nga raportuesi special për vendin, eurodeputeti austriak, Tomas Vajc.

Siç bën të ditur PE-ja, duke analizuar progresin e Maqedonisë së Veriut drejt anëtarësimit në BE, Propozim-raporti “njeh hapat që vendi ka ndërmarrë për të adresuar çështjet e ndryshme që pengojnë procesin e anëtarësimit të saj në Union”.

Në dokument gjithashtu apelohet për “progres të shpejtë” të negociatave të pranimit të vendit dhe u bën thirrje të gjithë aktorëve politikë të Maqedonisë “të arrijnë konsensus mbi amendamentet e nevojshme kushtetuese”, ndërsa i kërkon BE-së “ta mbështesë këtë përpjekje”.

Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, anëtarët e AFET do të votojnë Propozim-raportin për vendin gjatë muajit maj.

Përveç për vendin, anëtarët e AFET do të diskutojnë edhe raportet e progresit për Shqipërinë, Bosnje-Hercegovinën dhe Moldavinë.

Për raportet për Kosovën, Serbinë dhe Turqinë, AFET diskutoi në mbledhjen e 20 shkurtit.

Në seancën e AFET të martën, eurodeputetët do të shkëmbejnë gjithashtu mendime mbi situatën në Lindjen e Mesme me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Sirisë, Ajman Safadi, ndërsa drejtori ekzekutiv i Fondacionit Evropian për Demokraci (EED), Jerzhi Pomjanovski do të prezantojë Raportin vjetor të demokracisë së organizatës për vitin 2024.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More