Tërhiqen dy persona nga liqeni i Mavrovës

nga Xh M

Shkup, 15 mars – Ekipe të MPB-së, NJSA Tigrat, renxherët e PN “Mavrovë” dhe banorët lokalë kanë tërhequr dy persona nga Liqeni i Mavrovës, të cilëve u është përmbysyr varka. Siç informojnë nga Qendra për menaxhim me kriza (QMK), personat e tërhequr gjenden në automjetin e ndihmës urgjente mjekësore.

Paraprakisht, QMK kumtoi se një helikopter policor me ekip të NJSA Tigrat me varkë janë nisur drejt dy personave, të cilët janë kapur për varkën e tyre të përmbysur.

Nga QMK potencuan se dy personat kanë arritur ta kthejnë varkën e tyre në pozitë normale, pastaj të kthehen në varkë dhe kanë pritur që të tërhiqen nga ekipet e shpëtimit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More