Dy pacientë nga “Sh. Klimenti i Ohrit” transportohen në Serbi

nga Xh M

Shkup, 16 mars – Edhe dy pacientë të tjerë të hospitalizuar në Klinikën për sëmundje kirurgjike “Sh. Klimenti i Ohrit” janë transportuar me automjete të Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Serbisë.

Mjekët të cilët kanë qenë duke pritur me dy automjete të urgjencës nga Serbia thanë se po dërgohen në Spitalin ushtarak në Nish. Siç theksuan ata, edhe automjete të tjera vijnë nga Serbia në ndihmë.

Paraprakisht, edhe dy pacientë të tjerë janë transportuar me automjete në spitalin privat “Zhan Mitrev”. Nuk ka informacione zyrtare nëse të lënduarit dërgohen në Klinikën “Zhan Mitrev”. Sipas informacioneve nga familjarët e të lënduarve, madje të lënduarve u janë kërkuar pasaportat.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More