Seanca të Komisionit Parlamentar për transport, transformim digjital, mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor dhe Komisionit juridiko-ligjvënës

nga D. V.

Shkup, 17 mars – Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot seanca do të mbajnë Komisioni për Transport, Transformim Digjital, Mjedis Jetësir dhe Planifikim Hapësinor dhe Komisioni juridiko-ligjvënës

E vetmja pikë e rendit të ditës në seancën e Komisionit për Transport, Transformim Digjital, Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor është propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për realizimin e projekteve infrastrukturore për ndërtimin e aksit rrugor Milladinovc-Shtip dhe aksit rugor Kërçovë-Ohër, në lexim të dytë.

Komisioni juridiko-ligjvënës duhet të mbajë seancën e 68 dhe 69-të, në të cilën deputetët do të diskutojnë për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për realizimin e projekteve infrastrukturore për ndërtimin e aksit rrugor Milladinovc-Shtip dhe aksit rugor Kërçovë-Ohër, në lexim të dytë, për propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor, me procedurë të shkurtuar dhe për Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për sigurim pensional vullnetar me financim kapital – në lexim të parë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More