Rikahëzim dhe rregullim i një pjese të komunikacionit në rrugën Gradsko – Drenovë

nga D. V.

Shkup, 17 mars – Në rrugën eksprese A1, aksi Gradsko-Drenovë, nga sot deri më 4 prill, për shkak të montimit të zgjerimit të gardhit tampon elastik në viadukte dhe ura, komunikacionit do të rikahëzohet dhe rregullohet në pjesë të caktuara të këtij aksi.

Komunikacioni në rrugët e tjera shtetëtore zhvillohet pa ndërprerje, në rrugë kryesisht të thata.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Aksi rrugor Ohër – Resnjë, përmes parkut kombëtar Galiçica nga data 15.11.2024 do të jetë i mbyllur për komunikacion të automjeteve.

Ura mbi lumin Vardar në rrugën rajonale R1312, në afërsi të Bashino Sellës, është gjithashtu e mbyllur për të gjitha llojet e komunkacionit.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More