Spiropali – Urchick: Mbështesim veprimtarinë e Rotary International në Shqipëri

nga D. V.

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali priti sot në Kryesinë e Kuvendit presidenten e Rotary International, Stephanie Urchick.

Gjatë takimit, Spiropali vlerësoi veprimtarinë e organizatës në Shqipëri, ndihmën për komunitetet lokale dhe njerëzit në nevojë.

Kryetarja e Kuvendit çmoi veçanërisht mbështetjen për shërbimet shëndetësore dhe shërbime jetike bazë dhe ofrimin e bursave të studimit për nxënësit dhe studentët.

Spiropali shprehu gatishmërinë e Kuvendit për të mbështetur veprimtarinë e Rotary në Shqipëri, me moton “të bashkojmë njerëzit, nëpërmjet rrjeteve mbështetëse”.

Rotary International është një organizatë ndërkombëtare qëllimi i të cilës është bashkëpunimi i njerëzve nga fusha e biznesit dhe profesionistëve me qëllim ofrimin e shërbimeve humanitare, nxitjen e standardeve të larta etike në të gjitha profesionet, si dhe avancimin e paqes në botë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More