Balla me sipërmarrësin shqiptarë nga Londra: Model për diasporën tonë

nga D. V.

Në Londër, gjatë takimeve me përfaqësues të suksesshëm të diasporës shqiptare, Drejtuesi i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, vlerësoi kontributin e sipërmarrësve shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar, duke veçuar rastin e Ermal Karakushit, duke e cilësuar si një ndër biznesmenët më të suksesshëm në sektorin e ndërtimit.

Karakushi, ka mbi gjysmën e forcës punëtore shqiptare të punësuar në projekte të ndryshme ndërtimi. Ai jeton në Britani që prej vitit 1999 dhe është i njohur për përfshirjen e bashkatdhetarëve në biznesin e tij.

“Këtë kontratë e kisha për 16 muaj, por besoj se do ta përfundoj më shpejt”,  tregon Karakushi, duke i rrëfyer Ballës një nga kantieret e tij në Londër.

Gjatë takimit, Taulant Balla foli edhe për përpjekjet e qeverisë shqiptare në bashkëpunim me qeverinë britanike për të lehtësuar procesin e emigrimit të ligjshëm. Ai përmendi faktin se tashmë në Kukës është hapur një shërbim konsullor britanik, ku qytetarët shqiptarë mund të aplikojnë për viza pune për Mbretërinë e Bashkuar.

“Nuk duhet të ekzistojë më emigrimi i paligjshëm, por përmes kontratave të punës, shqiptarët mund të vijnë dhe të punojnë në mënyrë të rregullt”, u shpreh Balla.

Ai gjithashtu shtoi se gjatë vizitës së pritshme të Kryeministrit të Britanisë, Keir Starmer, në Tiranë në mes të majit, do të diskutohet një nivel i ri bashkëpunimi për lehtësimin e mëtejshëm të vizave të punës, turistike dhe familjare për shqiptarët.

Balla përgëzoi të gjithë sipërmarrësit shqiptarë në Britani për punën e ndershme dhe suksesin e tyre, duke theksuar se ata janë shembull i integrimit të suksesshëm.

“Ju jeni shqiptarët e vërtetë që erdhët këtu me vështirësi dhe sot jeni sipërmarrës të suksesshëm. Jemi krenarë që në një nga zonat më të shtrenjta të Londrës, një kompani shqiptare si Hasi Group merr kontrata të rëndësishme dhe nuk harron asnjëherë bashkatdhetarët e vet”, tha ai.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More