Regjim i posaçëm i komunikacionit në Shkup për shkak të ndeshjes Maqedonia-Uells

nga D. V.

Shkup, 25 mars – Për shkak të mbajtjes së ndeshjes së futbollit për kualifikimet ndërmjet Maqedonisë dhe Uellsit në arenën “Todor Proeski” në Shkup, sot do të ketë një regjim të veçantë të trafikut.

“SPB Shkupi i njofton qytetarët se sot duke filluar nga ora 20:45, për shkak të zhvillimit të ndeshjes së futbollit për kualifikimet ndërkombëtare në arenën “Todor Proeski” në Shkup, Njësia për siguri në komunikacionin rrugor do të ndëmarrë masa për regjim të veçantë të komunikacionit”, informojnë nga MPB-ja.

Nga policia u bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve pjesëmarrës në komunikacion që t’i respektojnë urdhrat e dhëna nga nëpunësit policorë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More