KEK mirëpret konstituimin e bordit të ri të drejtorëve

nga D. V.

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh.a.) në një njoftim për media thotë se ka mirëpritur rizgjedhjen e Valdrin Krasniqi si Kryesues i Bordit të Drejtorëve, si dhe të Merita Kasapolli si anëtare e Bordit të Drejtorëve nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Po ashtu, KEK ka shprehur mirëseardhje të ngrohtë për anëtarët e rinj të bordit, Shpëtim Zharku dhe Filloretë Gashi-Sadiku, të cilët do të kontribuojnë në krijimin e një të ardhme me inovacion dhe rritje të qëndrueshme për KEK.

“Për anëtarët që kanë përfunduar mandatin e tyre, dëshirojmë të shprehim mirënjohjen më të thellë për kontributin e jashtëzakonshëm që ka qenë i rëndësishëm për suksesin e korporatës”, thuhet në njoftimin e tyre.

Tutje, thuhet se është mbajtur mbledhja konstituive e Bordit të Drejtorëve të KEK sh.a.

“Bordi i Drejtorëve ka filluar punën me përkushtim dhe angazhim të plotë për të siguruar qeverisjen e duhur të korporatës, në përputhje me përgjegjësitë dhe kompetencat që rrjedhin nga Ligji për ndërmarrjet publike, si dhe sipas parimeve ndërkombëtare për qeverisjen korporative të ndërmarrjeve publike”, vijon njoftimi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More