Taravari: Kam insistuar që partitë e VLEN-it të shkojnë me lista të veçanta në zgjedhje lokale

nga D. V.

Shkup, 27 mars –  Arben Taravari thotë se liderët e koalicionit VLEN janë në komunikim të vazhdueshëm për planet për zgjedhje lokale.

Taravari thotë se shumë shpejtë pritet që ASH të ketë qëndrim përfundimtar, ndërsa konfirmoi se në takimin e liderëve të VLEN, ka insistuar që partitë të shkojnë me lista të veçanta në zgjedhje.

“Unë edhe kam insistuar në negociata që të kemi listë të veçantë si ASH, por edhe partitë e tjera, sepse motivojmë shumë më shumë njerëz që të jenë të angazhuar në zgjedhjet lokale, por e shohim e bëjmë.

Jemi në komunikim të vazhdueshëm, kemi raporte korrekte, kështu që jam optimist se do të gjejmë gjuhë të përbashkët”, ka deklaruar Taravari.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More