“Kush e ka radhën” për të shtunën paralajmëron tubim para Kuvendit

nga Xh M

Shkup, 27 mars – Iniciativa e qytetarëve “Kush e ka radhën” për të shtunën, 29 mars, në ora 11 paralajmëron tubim të ri protestues, kësaj here para Kuvendit. Në paralajmërimin për tubimin i publikuar në rrjetet sociale, nga Iniciativa theksojnë – “Kur ata shkojnë në pushim, vijmë në para Kuvendit” – duke aluduar në pauzën dyjavore të aktiviteteve të deputetëve në Parlament pas tragjedisë në Koçan, njofton Portalb.mk.

“Kur ata i paketojnë valixhet, ne e mbushim rrugën. Kur ata shkojnë në pushim, ne vijmë para Kuvendit. Jo sepse nuk kemi se çfarë të bëjmë. Por sepse kemi çfarë të themi. Pse mblidhemi para Kuvendit? Sepse nuk heshtim. Sepse kemi kërkesa që nuk mund të presin. Sepse demokracia nuk shkon në pushim”, thuhet në paralajmërimin për tubimin.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More