Zëvendës ministrja Kaltrina Zekolli Shaqiri mori pjesë në konferencën “Inception Workshop – GEF Drin Project”

nga Xh M

Tiranë, 27 mars – Zëvendës ministrja Kaltrina Zekolli Shaqiri mori pjesë në konferencën “Inception Workshop – GEF Drin Project”.

Kënaqësi që sot, bashkërisht me homologë nga vendet fqinje ku kalojnë lumenjtë Drini i Zi dhe Drini i Bardhë, mora pjesë në konferencën “Inception Workshop – GEF Drin Project”, duke përfaqësuar Ministrinë e Transportit të RMV-së.

Ky projekt luan një rol kyç në forcimin e bashkëpunimit ndërkufitar dhe menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve ujore në pellgun e Drinit, një arterie natyrore që lidh Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi.

Falënderoj organizatorët për pritjen dhe organizimin e shkëlqyer, UNEC dhe UNDP për rolin kyç që luajnë, si dhe Zëvendësministrin e Turizmit dhe Ekologjisë së Shqipërisë z. Sofjan Jaupaj për bashkëpunimin dhe angazhimin e tij në këtë proces të rëndësishëm!

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More