QMK: Dje janë shuar 33 zjarre në Maqedoni, gjashtë janë aktive

nga D V

Shkup, 5 shtator – Në territorin e Maqedonisë gjatë ditës së djeshme janë regjistruar 40 zjarre në hapësira hapura, nga të cilat gjashtë janë aktive, një është nën kontroll dhe 33 janë shuar, njofton Qendra për Menaxhimin e Krizave.

Zjarri është aktiv në afërsi të Mariovës, në afërsi të fshatrave Peshtani, Kokre, Kalen, Dunje, Bonçe, Krushevicë, Volkovë, ndërsa vija e zjarrit po shtrihet në tre këmbë dhe po djeg bimësi me kërcell të ulët, bar të thatë dhe mal me pisha. Një mal i përzier po digjet në Komunën e Çashkës në malin e Mukosit. Një mal me kërcell të ulët po digjet në afërsi të fshatit Gradmanci të Komunës së Petrovecit.

Pisha dhe barë i thatë digjen në afërsi të fshatrave Haxhi Hamzali, Edeklerci, Toplik, Krivolak, Komuna e Shtipit.

Në Çuçer-Sandevë digjet një mal i përzier afër fshatit Tanushec, ndërsa në Komunën e Dollnenit, afër fshatit Desovë, digjet bar i thatë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More