Mehmeti: Duhet rritur numri i inspektorëve të punës, dhjetëfishimi i tyre është urgjencë

nga Xh M

Aktivisti i të drejtave të punëtorëve, Kushtrim Mehmeti ka folur lidhur me vdekjet e punëtorëve në vendin e punës.

Sot në Prishtinë një punëtorë ka humbur jetën si pasojë e rënies nga një ndërtesë.

Mehmeti ka thënë se situata po bëhet edhe më shqetësuese nga viti në vit.

‘’Asnjëherë nuk ka qenë për mos të thënë vullneti, mënyra e duhur e cila ish dashtë me u marrë me këto raste’’.

‘’Tragjeditë zakonisht ndodhin prej pakujdesisë, zakonisht ndodhin prej mjeteve jo të duhura, çrej sigurisë jo të duhur, prej masave të sigurisë’’.

Ai ka thënë se numri i inspektorëve duhet të rritet në mënyrë urgjente.

‘’Duhet shtim i numrit të inspektorëve, për mos me thënë dhjetëfishim’’, ka thënë Mehmeti.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More