Pas iftarit me Kurtin, Taravari: po përpiqemi që VLEN të vazhdojë bashkë në zgjedhjet lokale

nga Redaksia

Shkup, 29 mars – Lideri i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari ka deklaruar se në iftarën e djeshëm të thirrur nga kryeministri I Kosovës Albin Kurti kanë diskutuar tema politike por jo për emra të kandidatëve. Ai tha se në parim mbetet që VLEN-i të vazhdojë I bashkuar.

“Kemi diskutuar tema politike po, kemi diskutuar, por nuk kemi diskutuar për emra kandidatësh, kemi diskutuar në përgjithësi, tashmë ka grupe punuese brenda VLEN-it të cilët diskutojnë për përpilimin e listave ose ndaras, ose veç e veç ose të përbashkëta dhe për kandidatura”.

I pyetur se a janë dakorduar për listat ai tha se janë duke I analizuar të gjitha rrethanat. “Ta gjejmë mënyrën më të mirë të mundshme që VLEN-i të vazhdon edhe në zgjedhjet lokale të del si e përbashkët”, u shpreh Taravari.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More