Shpërthimi te zyrat e reja të Postës së Kosovës në Zveçan, Policia jep detaje

nga D. V.

Policia e Kosovës sot ka dhënë detaje lidhur me shpërthimin që ka ndodhur pas mesnate te Posta e Kosovës në Zveçan.

Zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Veton Elshani bëri të ditur për Telegrafin se janë hedhur dy granata.

Ai njoftoi se njëra ka shpërthyer, gjersa tjetrën ekipet përkatëse e kanë shpërthyer në mënyrë të kontrolluar.

“Ka dëme materiale, ndërsa fatmirësisht nuk ka të lënduar”, tha Elshani.

Zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e Mitrovicës tha se Policia po heton në ndriçimin e rastit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More