Vijojnë hetime, analiza dhe ekspertiza voluminoze dhe në raport me më shumë institucione të ndryshme për zjarrin në Koçan, informojnë nga Prokuroria

nga D. V.

Shkup, 1 prill – Prokurorët publikë nga ekipi që drejton procedurën parahetimore për zjarrin në diskotekën “Puls” në Koçan, në të cilin humbën jetën 59 persona, ndërsa janë lënduar pothuajse 200 të tjerë, në vazhdimësi po ndërmarrin disa veprime hetimore për sigurimin e dëshmive, kurse veprime të tilla, të cilat përfshijnë marrje në pyetje, analiza dhe ekspertiza voluminoze dhe në raport me më shumë institucione të ndryshme janë duke u zhvilluar, informon shërbimi për shtyp i PPRMV.

Megjithatë, për të ruajtur sekretin e procedimit dhe për të parandaluar kompromentimin e dëshmive, Prokuroria thekson se aktualisht nuk është në gjendje të japë më shumë detaje rreth aktiviteteve.

Numri i përgjithshëm i të dyshuarve për zjarrin e Koçanit deri më tani është 34 persona. Me hetim janë përfshirë 27 persona fizikë dhe tre persona juridikë, ndërsa procedura hetimore ka edhe ndaj shtatë zyrtarëve policorë nga Drejtoria e policisë Shtip dhe Stacioni policor i Koçanit.

Ekipi i prokurorëve publik që punon në këtë rast, siç është raportuar më herët, është duke punuar në aktivitete që përfshijnë marrjen në pyetje të më shumë se 300 dëshmitarëve, si dhe veprime të tjera hetimore dhe mendime përkatëse të ekspertëve nga shumë fusha.

Lidhur me kërkesën e LSDM-së opozitare që të formohet Komision anketues për tragjedinë në Koçan dhe me kërkesë të BDI-së në hetim që të kyçen edhe të huaj, kryeministri Hristian Mickoski, pardje tha se “nuk ikin nga asnjë Komision anketuespor do të dëshironin ta zgjeroijnë edhe për rastet tjera përveçn Koçanit.

“Absolutisht që nuk iki nga asnjë komision hetimor, supozoj se nuk do të ikin as grupi parlamentar i VMRO DPMNE-së dhe as koalicioni, por do të doja që ta zgjerojmë me të gjitha këto çështje të tjera gjyqësore që përfunduan ashtu si ata. Kështu që, ne jemi të gatshëm të bisedojmë, të debatojmë me këdo që mund të ndihmojë apo të shtojë vlerë”, deklaroi kryeministri Hrstijan Mickoski në pyetjen e një gazetari pas vizitës së tij në Novosellë.

Sipas kryeministrit, LSDM-ja dhe BDI-ja nuk ishin të kënaqur me hetimin për Koçanin, por siç tha ai, do t’i pyesja nëse janë të kënaqur me hetimin për spitalin modular në Tetovë, nëse janë të kënaqur me hetimin për Llaskarcë, nëse janë të kënaqur me hetimin për Besa Trans, për qendrën tregtare Soravia në Shkup dhe shumë nga qendrat e tjera publike në Shkup, të njohura nga periudha e kaluar.

Deputetja e LSDM-së, Jovanka Trençevska, sot në konferencën për shtyp në Kuvend, tha se do të mbështesnin propozim për një Komision të tillë anketues, si dhe se “i lënë shansin institucioneve për hetim profesional dhe joselektiv për tragjedinë në Koçan, pastaj do të dalim me veprimet tona të ardhshme”.

“Po u japim mundësi institucioneve. Hetimi është në rrjedhë dhe për këtë arsye qëndrimi ynë është që i gjithë hetimi të përfundojë profesionalisht. Të mos pengojmë hetimin. Pas përfundimit të hetimeve si LSDM do të dalim me qëndrim për veprimet tona të ardhshme. Në momentin kur hetimi përfundon në varësi të rezultateve nga hetimi. Gjatë gjithë kohës dhe në konferencat për shtyp nga udhëheqësia dhe nga deputetët lëmë mundësinë të shohim një hetim jo selektiv dhe profesional dhe në bazë të hetimeve do të ndërtojmë qëndrimet e ardhshme të LSDM-së”, tha Trençevska duke iu përgjigjur pyetjeve nëse LSDM-ja do ta mbështesë idenë e BDI-së për formimin e komisionit anketues parlamentar për drejtësi jo selektive për rastin në Koçan.

Nga BDI-ja sot sërish kërkuan hetim të pavarur për “Puls”, jashtë duarve të atyre që, siç thonë, e kanë mundësuar tragjedinë.

Është e qartë se gjithë zinxhiri komandues i policisë ishte në dijeni për të miturit që festonin pas mesnate, për përleshjet e vazhdueshme, për shpërndarjen e rregullt të drogës, për shkeljet e sigurisë, për kushtet e mjerueshme në të cilat operonte objekti dhe madje edhe për kaosin me parkimin. E dinin komandantët në Koçan, drejtuesit në Shtip, shefat e Byrosë për Siguri Publike. Gjithçka ishte e dokumentuar, e arkivuar dhe e shpërndarë në të gjithë zinxhirin komandues të policisë.

Në vend që të merrnin masa, policia në mars të vitit 2023 lëshoi dokumente që ndihmuan pronarin e PULSE të siguronte licencën. Në vend që ta mbyllnin objektin, i dhanë mburojë ligjore.

Në zjarrin e 16 marsit në diskotekën “Puls” në Koçan kanë humbur jetën 59 persona dhe gati 200 janë lënduar.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More