Berisha mban një minutë heshtje për Margarita Xhepën: Artiste e papërsëritshme, shndriti në skenë dhe ekran

nga D. V.

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha shprehu sot ngushëllimet pë ndarjen nga jeta të aktores së njohur Margarita Xhepa, e cila u nda jeta në moshën 91-vjeçare.

Berisha e nisi konferencën me gazetarët me një minutë heshtje në nder të ikonës së kinematografisë shqiptare, ndërsa vlerësoi figurën e saj.

“Dua të shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera familjes Xhepa, miqve, bashkëpunëtorëve dhe të gjithë artdashësve të Shqipërisë, pasi sot u nda nga jeta artistja më përfaqësuese e skenës shqiptare në disa dekada, Margarita Xhepa”, tha Berisha.

“Margarita Xhepa është një artiste e papërsëritshme që shndriti në dhjetëra dhe qindra role në skenën e teatrit dhe në film, me një talent të rrallë, me një forcë interpretimi të jashtëzakonshëm. Ajo mbeti gjithnjë një nga artistet më të dashura, më të çmuara të Shqipërisë”, tha më tej kryedemokrati.

“Ndaj me këtë rast, duke ndarë dhimbjen dhe zinë me familjen Xhepa, me të gjithë miqtë dhe të afërmit e të ndjerës Margarita Xhepa, me të gjithë artdashësit që e kanë dashur, vlerësuar dhe çmuar kaq shumë, ju ftoj të mbajmë një minutë heshtje në nderim të kujtimit të saj”, tha Berisha.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More