Shabani nga nënkryetari i ASh-së së Selës kalon tek Taravari, kandidat për kryetar të Vrapçishtit

nga Redaksia

Gostivar, 6 mars – Nënkryetari i ASH-Sela ka kaluar në ASH-në e Taravarit kur edhe sot u pa me Arben Taravarin duke shkuar në mbledhjen e ASH-së. Arben Taravari bëri të ditur se Isen Shabani nga sot do të bëhet anëtar i Kuvendit të ASH-së”

“Isen Shabani prej so të të bëhet anëtar i Kuvendit të Aleancës për shqiptarët këtu dhe do të jetë me shumë gjasa, normalisht Kuvendi do të duhet të vendosë, do të jetë kandidat i ASH-së për komunën e Vrapçishtit. Deri tash është i pavarur, tash bëhet anëtar i Kuvendit të Aleancës për Shqiptarët”, tha Taravari.

Pas mbledhjes së Kryesisë, Taravari foli edhe për kandidatin që do të jetë për kryetar të komunës së Vrapçishtit, që siç tha, me shumë gjasa do të jetë Isen Shabani.

“Me shumë gjasa, kandidat i Aleancës për Shqiptarët edhe pse në fund vendosë Kuvendi, do të jetë Isen Shabani”, tha Taravari.

I pyetur se a do të thotë se mund të pritet ribashkimi i Taravarit me Selën?

Taravari: “Jo, jo, jo! Jo, nuk ka tendenca të atilla, as që diskutohet për atë…”, u përgjigj Taravari.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More