Kryetari i Kuvendit, Gashi: E nisa sot ditën me shumë pozitivitet

nga Redaksia

Shkup, 31 maj – Nxënës nga shkollat fillore të disa qyteteve të vendit, kanë zhvilluar një vizitë në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut. Ata janë pritur nga kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi i cilii ka njoftuar nxënësit me funksionimin e Kuvendit.

“E nisa sot ditën me shumë pozitivitet. Prita filloristë nga Shkupi, Kërçova e Probishtipi, të cilët u njoftuan me funksionimin bazë të Kuvendit.

Në sinqeritetin dhe butësinë e këtyre fëmijëve gjej frymëzimin që të angazhohem për një të ardhme sa më të mirë, ekonomikisht prosperuese e të sigurt, këtu në vatrat tona”, ka shkruar Gashi në Facebook.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More