Zgjedhjet lokale, Taravari: S’ka pasur ofertë nga BDI-ja, ASH-ja do t’i bëjë VLEN-it dy oferta

nga Redaksia

Gostivar, 6 prill – “Me listat e këshilltarëve, nëse nuk dalim me VLEN-in së bashku, gjithsesi listat për këshilltarë të ASH-së, do të jenë vetë”, tha mes tjerash Arben Taravari, përcjell TV21. Taravari tha se kryesia e ngushtë e partisë do të tentojë që të gjejë marrëveshje me VLEN-in për zgjedhjet lokale.

“Kuvendi Qendror praktikisht e angazhon Këshillin drejtues, kryesinë e ngushtë të partisë, që të tenton edhe më tutje, që me VLEN-in të gjen gjuhë të përbashkët për të dalë në zgjedhje së bashku, që është shumë e rëndësishme për ne, por nuk i heshim edhe opsione e tjera rezervë”, tha mes tjerash Taravari.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More