Zhvillimet gjeo politike, Aliu: Ndikojnë edhe në sigurinë e Ballkanit

nga Xh M

Shkup, 6 prill – Zhvillime të rëndësishme gjeo politike kanë ndikim edhe në stabilitetin e vendeve të rajonit thotë profesori universitarë Murat Aliu. Sipas tij, një nga faktorët kryesorë që ndikon në këtë dinamikë është edhe ndryshimi i qasjes së presidentit amerikan Trump ndaj Evropës. Ky ndryshim thotë Aliu, ka sjellur një forcim të liderëve autoritarë në rajon.

”Ballkani për momenti është në një situatë paradestabilizuese, shohim që ndodhin gjëra të rëndësishme, kam përshtypjen se të gjitha këto ndërlidhen me ardhjen e zotri Tramp-it në krye të SHBA-së dhe ndryshimin e qasjes së zotri Tramp-it ndaj Evropës dhe nga njëra anë e shohim që liderët autoritarist kanë marr pak krahë dhe fuqi, duke llogaritur që SHBA-të nuk do të ndërhynë siç kanë ndërhyrë më parë dhe kanë marr fuqi.”, u shpreh profesori universitarë Murat Aliu.

Aliu, thotë se nuk janë politikat globale faktori i vetëm që cenojnë sigurinë e Ballkanit. Brenda shteteve të rajonit vërehen lëvizje të masave të pakënaqura që kërkojnë reformimin e sistemeve.

”Nga ana tjetër shohim edhe një lëvizje qytetare, lëvizje të masave që deri tani janë ndjerë të shpërfillura, të lëna anësh siç është rasti në Serbi, me studentët. Të cilët kërkojnë një lloj restarti apo rifillimi të sistemit, të regjimeve. Protestat e studentëve i shoh si diçka pozitive, që na shpërfaqin një situatë tejet kritike të Serbisë dhe nxjerrin në pah atë kalbjen dhe degradimin e sistemit të Serbisë. Sigurisht këtu kanë ndikim edhe politikat nacionaliste të presidentit Vuçiç, por mbi të gjitha është një lloj refleksioni i një vetëdijesimi të studentëve për situatën alarmante që mbretëron atje në Serbi, por që nuk janë mirë edhe shtete tjera të Ballkanit.”, tha Aliu.

Ditë më parë, presidenti amerikan Donald Trump vendosi tarifa për mallrat e shumë shteteve përfshi edhe ato të Ballkanit Perëndimorë. Serbia është ndëshkuar më së shumti, me 37%, Bosnje dhe Hercegovinës prej 35%, ndërsa Maqedonisë së Veriut 33%, ndaj mallrave të importuara nga Kosova, Shqipëria dhe Malin e Zi është vendosur tarifë prej 10%. Zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë njoftuan se tarifa bazë prej 10% do të hyjë në fuqi më 5 prill, ndërsa tarifat reciproke do të hyjnë në fuqi pas një jave, më 9 prill.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More