Kaja Kallas viziton Tiranën, pritet firmosja e marrëveshjes për hekurudhën Durrës-Rrogozhinë

nga D. V.

Përfaqësuesja e Lartë për Politike të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ndalon sot në Shqipëri në turin e vizitës së saj në Ballkanin Perëndimor.

Pasi vizitoi Malin e Zi, ku u takua me presidentin Jakov Millatoviç, kryeministrin Millojko Spajiç dhe përfaqësues të shoqërisë civile, Kallas viziton sot Tiranën.

Ajo do të takohet me Presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama. Me këtë të fundit do të mbajë edhe një konferencë të përbashkët për media.

Përfaqësuesja e Lartë Kallas do të takohet edhe me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani dhe Ministrin e Mbrojtjes, Pirro Vengu. Ajo do të hapë bashkërisht Dialogun e parë BE-Shqipëri për Sigurinë dhe Mbrojtjen me ministrat Hasani dhe Vengu.

“Po ashtu, Kallas do të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të grantit nga Banka Evropiane për Investime dhe të marrëveshjeve të huas për hekurudhën Durrës-Rrogozhinë”, thuhet në njoftimin e BE.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More