Në Këshilli Gjyqësor deklarata solemne dhanë kryetarët e rinj të Gjykatave Themelore në Koçan, Gjevgjeli, Kavadar dhe në Gjykatat e Apelit në Manastir dhe Gjevgjeli

nga D. V.

Shkup, 10 prill – Në Këshillin Gjyqësor deklarata solemne dhanë kryetarët e sapozgjedhur të gjykatave themelore në Koçan, Gjevgjeli, Kavadar dhe në gjykatat e Apelit në Manastir dhe Gjevgjeli.

Kryetar i Gjykatës Themelore në Koçan është Spiro Borisov, gjykatës në Gjykatën Themelore-Koçan, kryetar i Gjykatës Themelore-Gjevgjeli është zgjedhur Maja Avramova, gjykatëse e Gjykatës Themelore-Gjevgjeli dhe kryetar i Gjykatës Themelore Kavadar është Elizabeta Petkovska, gjykatëse e Gjykatës Themelore-Kavadar.

Zhaklina Doveden, gjykatëse e Gjykatës së Apelit – Manastir është zgjedhur kryetare e Gjykatës së Apelit – Manastir dhe Bekim Mehmedi, gjykatës i Gjykatës së Apelit – Gostivar është kryetari i ri i Gjykatës së Apelit-Gostivar.

Kryetari i Këshillit Gjyqësor, Aleksandar Kambovski para fillimit të nënshkrimit të deklaratave solemne, uroi kryetarët e sapozgjedhur nga gjykatat themelore në Koçan, Gjevgjeli, Kavadar dhe Gjykatat e Apelit në Manastir dhe Gjevgjeli.

“Roli juaj si kryetar gjykatash nuk do të jetë thjesht lustrativ, sepse jeni bartës të integritetit, do të jeni shembull i paanësisë dhe do të jeni shtytës të efikasitetit në punën e gjykatave në të cilat jeni zgjedhur”, tha Kambovski.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More