Muhamed Sejdini flet për sulmin fizik kundër tij

nga Redaksia

Shkup, 28 shtator – Presidenti i Federatës së futbollit të Maqedonisë së Veriut, Muhamed Sejdini është sulmuar nga persona të panjohur pasditën e kësaj të premte.

Gjatë daljes nga stacioni policor ku denoncoi incidetin, Sejdini tha se tre persona i janë afruar dhe e kanë sulmuar teksa ka qenë duke dalë nga një lokal.

“Për momentin unë nuk mund ta dij se kush e ka kryer sulmin. Isha në restorantin ballkanika dhe në momentin që dola nga parkingu më sulmuan tre persona. Falë Zotit kalova lehtë. Shpresoj që organet e MPB-së dhe gjithë institucionet relevante do ti marrin masat për zbardhjen e këtij rasti”, tha Sejdini për Klan Maqedoni.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More