Minçev takoi përfaqësuesin e OBSH-së në vend, Akim Ali

nga Xh M

Shkup, 11 prill – Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev sot ka takuar dr. Akim Ali, përfaqësues i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në Republikën e Maqedonisë së Veriut, bën të ditur ministria.

Në takim është diskutuar për punën e OBSH-së në vend dhe mundësitë për bashkëpunim, veçanërisht në kuadër të reformave të BE-së që zhvillohen në fushën e administratës publike.

“Ministria e Administratës Publike merr pjesë aktive në procesin e modernizimit të sektorit publik dhe përmirësimit të efikasitetit të institucioneve, veçanërisht në fushën e menaxhimit të shërbimeve publike. Reforma e suksesshme në administratën publike është kyçe për krijimin e institucioneve më efikase dhe transparente që do t’u përgjigjen nevojave të qytetarëve dhe do të mbështesin integrimin evropian të vendit”, theksoi ministri Minçev, thuhet në kumtesë.

Dr. Akim Ali prezantoi projektet dhe iniciativat e vazhdueshme të OBSH-së, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar për zbatimin e suksesshëm të reformave të BE-së në Republikën e Maqedonisë.

“Takimi përfundoi me marrëveshje për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit, me fokus arritjen e qëllimeve të përbashkëta dhe përmirësimin e proceseve në administratën publike”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Administratës Publike.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More