LSDM: Skandaloze njoftimet e Qeverisë për shportën e konsumit

nga Xh M

Shkup, 12 prill – Paralajmërimet e fundit të Qeverisë, me të cilat kërkon të deformojë llogaritjet reale të shportës së konsumit, janë skandaloze, thonë nga LSDM.

Qeveria sipas tyre ka shpikur mënyrën e saj për të llogaritur sa “kushton jeta” për qytetarët dhe po përpiqet të bindë popullin se mund të jetohet me 400 euro.

“Për qytetarët pushimi të jetë luks, ndërsa pushteti të marrë me qira aeroplanë në kurriz të popullit. Qëllimi i Qeverisë është që ta ndryshojë realitetin e shportës minimale sindikale, me shportë të re qeveritare për shportë mesatare të shpenzimit. Po përse pikërisht shportë mesatare? Sepse krahasohet me pagën mesatare e cila rritet më shpejt dhe tregohet çdo muaj. Ndërsa paga minimale, njëherë në vit. Në këtë mënyrë do të tregojnë “rritje të standardit”, por vetëm në letër. Por jo edhe për qytetarët me pagë minimale.” – tha Nënkryetarja e LSDM-së, Kristina Kostova.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More