Gashi: Komisioni për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi do të ketë mbështetjen e parezervë të Kuvendit

nga Redaksia

Shkup, 16 prill – Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi i cili ka marrë pjesë në prezantimin e Raportit Vjetor 2024 të Komisionit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi, ka delaruar se ky komision luan rol kyç në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe ndërtimin e një shoqërie më të drejtë

“Kisha nderin të marr pjesë në prezantimin e Raportit Vjetor 2024 të Komisionit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi. Ky Komision luan një rol kyç në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të barabartë dhe gjithëpërfshirëse”, shkruan Gashi.

Ai ka shtuar se ky komision do të ketë mbështetjen e parezervë të Kuvendit.

“Në fjalën time të rastit, riafirmova mbështetjen e parezervë të Kuvendit për punën dhe pavarësisë e plotë të këtij komisioni, duke i inkurajuar të gjithë aktorët të vazhdojnë angazhim të palëkundur dhe të bashkëveprojmë për të garantuar që askush të mos përjashtohet ose diskriminohet për shkak të gjinisë, etnisë, besimit ose për shkak të një përkatësie tjetër”, njofton Gashi në Facebook.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More